Një 26-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit, Armando Jakupi, 42 vjeç, i cili ka plagosur shtetasin A.Z., 26 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Autori i ngjarjes i kapur nga efektivët e Komisariatit nr.3 dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit dhe sipas policisë plagosja ka ndodhur për motive të dobëta.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Reshit Petrela”, sot rreth orës 20:00, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me mjet prerës një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 42-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. Z., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.’, thuhet në njoftimin e policisë.