Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy nuk përjashtoi mundësinë e negociatave me Rusinë në të ardhmen, por kërkoi që këto negociata të jenë me ndërmjetës. Gjithashtu Zelenskyy kërkon bombarduesit F-16 dhe sistemet antiraketë Patriot, si e vetmja mundësi për të zmbrapsur Putin.
“Është e pamundur të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të shtrëngosh dorën e Putinit me tjetrën. Nuk do të funksionojë. Nuk është vetëm çështja që Perëndimi të mbrojë Ukrainën. Është Ukraina ajo që mbron të gjitha vendet demokratike që Putini do të sulmojë më tej. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë frikë të fyejnë Putinin dhe kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të ftuar, atëherë kërkojmë nga partnerët tanë strategjikë të na japin atë që do të na mbronte: Patriotët sistemet antiraketë, një numër i konsiderueshëm F- 16, dhe mundësia për të përdorur armë brenda Rusisë”, tha presidenti.
Gjithashtu ushtria ukrainase, ka nxjerrë në vijën e frontit në Donetsk, raketahedhësin Vampir të prodhimit çek. Ushtarët në vijën e frontit me Rusinë kërkojnë më shumë armatime. Ata bëjnë me dije se sulmet ruse tashmë janë me intensive se më parë. Sipas ushtarakëve ukrainas, Rusët kanë më shumë ushtar në në vijat e frontit. Ndërkohë, Kievi ka hedhur poshtë pretendimet e Bjellorusisë se, Ukraina ishte duke grumbulluar forca ushtarake në kufirin me aleatin besnik të Moskë.