Një adoleshent është shpëtuar pasi tentoi të vetëhidhej nga kati i 6 i pallatit ku banon. Ngjarja është shënuar në Shkodër në lagjen Skënderbeg.
Policia u njoftua për ngjarjen dhe shkoi menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje. 17-vjeçari u shoqërua në spital për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.