Pas takimit të Edi Ramës me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, disa të rinj aktivistë kanë tentuar t’i afrohen kryeministrit, por që janë ndaluar nga Policia.
Reagimi i tyre vjen pas skandalit të Onkologjikut, ndërkohë që një aktiviste tentoi t’i afrohej Ramës për t’i dhënë një broshurë për protestën e ditës së sotme përpara Ministrisë së Shëndetësisë në orën 19:00.
Ndërkaq Qëndresa qytetare ka reaguar duke kërkuar “lirimin sa më parë të aktivistëve dhe vlerësojmë se kjo masë e policisë është më shumë se e tepërt. Të rinjtë janë dërguar forcërisht tek Komisariati nr. 4 në Tiranë”.
Policia ju largon me te drejte.Ju jeni te rinj dhe ju mbron nga infeksioni “R”.Ai rezaton me shumice.