Spanja nuk do të bëjë gabimin që të nënvlerësojë Gjeorgjinë në përballjen e raundit të 16-ve dhe do t’i japë sfidës vëmendjen që meriton. Trajneri i “La Roja”, Luis de la Fuente e pranon se pavarërsisht se skuadra do të motivohet në këtë takim nga suksesi 7-1 në vitin e kaluar ndaj ekipit të Kvaras, e di se rivalët janë përmirësuar së tepërmi.
“Gjeorgjia mundi Portugalinë, duhet t’i respektojmë ata si kundërshtarë, të punojë fort dhe t’i japim sfidës rëndësinë që ka, në mënyrë që të mos të na ndodhë edhe ne. Njerëzit mendojnë se ne jemi favoritë, por nuk ka për të qenë e lehtë si ndeshje. Janë rritur mjaft që kur ne u përballën në kualifikuese. Lojtarët e tyre do të jenë mjaft të motivuar. Duhet të jemi të saktë që të fitojmë!
Spanja u kualifikua nga faza e grupeve me 9 pikë, dhe asnjë gol të pësuar, ndërsa mundi edhe Shqipërinë minimalist me rezultatin 1-0. Por edhe te Gjeorgjia atmosfera është mjaft pozitive pas suksesit ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos.
Trajneri Vili Sanjol u shpreh se fubollistët e tij nuk kanë nevojë për motivim shtesë përpara ndeshjes në Këln dhe ai u ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm në mbrotje, e pastaj të luajnë lirshëm.
Me “Furinë e kuqe”, Kvara dhe shokët e tij duan një tjetër sukses, pas kualifikimit historik.