Një ditë me rëndësi për aviacionin shqiptar e ka cilësuar ministri Haxhinasto gjatë një deklarate per shtyp.
Në fjalën e tij ai tha se do të vendoset shumë shpejt në funksion aeroporti i Kukësit, ndërsa në të do të punësohen fillimisht 200 persona.
“Do kemi tarifat e duhura dhe çmime të ulta. Edhe aeroporti i jugut do të nisë punën me ritme të shpejta” – tha Haxhinasto duke e cilësuar Shqipërinë si vend me akses të plote aeroportual.
Ministri tha sot se dhe me Tirana International Airport do të ketë një marrëveshje të re ndërsa i hiqet ekskluziviteti