Një pacienteje me tumor e cila ka bërë analizat e biopsisë dhe operacionin tek Klinika “Megis’ në pronësi të mjekut onkolog Edmond Gashi i cili po hetohet në masë sigurie ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për shpërdorim detyre ka folur për Report TV.
Sipas dosjes së Prokurorisë së Tiranës, doktori i cili punonte si mjek në spitalin e Onkologjikut nuk i ofronte shërbimin në shtet pacientëve por orientoheshin drejt klinikës së tij tek Astiri.
Pacientja: “Tek klinika Megis i kam bërë të gjithë. Me biopsy e analiza të gjitha. Më tha mua ku do të operohesh. (Shënim: Pyetja që i ka bërë mjeku Gashi) I thashë ku të jetë më mirë. Kaq.
Gazetarja: Sa ju shkoi fatura?
Pacientja: 600 euro më bëri biopsia, 2500 euro operimi. Unë desha vetë të operohesha atje. Se më thonin të afërmit e mi që të operoheshin tek privati. Më ndihmuan njerëzit.
Gazetarja: Sa qëndruat e shtruar pas operimit?
Gazetarja: A ndiheshit mirë që të linit ambientet e spitalit?
Pacientja: Aq e kishin dy ditë. Nuk e kisha hequr ata tubat që kullonin plagët. Erdha I hoqa në krye të 5 ditëve.
Gazetarja: I kërkuat ju të qëndronit?
Pacientja: Kaq e ka privati tha 2 – 3 ditë./m.j