Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u pyet nga gazetarët nëse Monika Kryemadhi ishte ende anëtare për PL, pas kërkesës së tij për divorc.
Meta tha se PL është një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike.
”Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Cilido që pranon programin e PL dhe respekton statutin e saj, që punon për 5 prioritet e saj është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL, por t’i bashkohet asaj si një shpresë e madhe për të përmbysur këtë model ekonomik që pasuron vetëm një klientelë pranë Edi Ramës”, tha Meta./m.j