Jurisiti Kreshnik Spahiu e cilësoi grupin e mjekëve tek Onkologjikut që luante me jetën e pacientëve me sëmundje tumorale, më të rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’, Spahiu theksoi se kjo bandë e Onkologjikut luante me jetët e njerëzve të varfër dhe hallexhinj.
“Ndjej keqardhje të madhe kur shikoj klasifikimin e veprës penale që është korrupsioni, nuk është marrje ryshfeti. Jam i habitur për klasifikimin e veprës penale. Nuk ka mitmarrje, por me një vrasje të strukturuar.
I gjithë qëllimi është përfitim përmes jetës dhe shëndetit të njeriut. Është vënë në dyshim parimi bazë e drejta për të jetuar.
Banda e Onokologjikut është më e rrezikshme se banda e Vis Martinajt. Sepse vriste qytetarë e varfër dhe të dobët. Banda e Vis Martinaj vriste të pasurit dhe biznesmenët në Shqipëri. Është vepër penal e vrasjes për qëllim përfitimi”, tha ai./m.j