Finalizohet me sukses operacioni i koduar ” Yzberishti “.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal” i dënuar me 30 vite burg.
Nga Sektori i Forcave të Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit ” Yzberishti ” ku u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Luan Shkembi, 42 vjeç, banues në Kavajë
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative , falë një punë të mirëorganizuar , në zonën e quajtur Yzberisht në Tiranë u bë e mundur kapja e këtij shtetasit i cili është shpallur në kërkim me datë 14.01.2016 nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana.
Me Vendimin Penal nr. 15163/11
RGNR-13625/12RG GIP dt.14.04.2015 të Zyrës Gjyqësore për Hetimin në Brescia/Itali, është lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprat penale “Trafik i narkotikëve” dhe “Pjesëmarrje në grup kriminal”, e cila e ka dënuar me masën e heqjes së lirisë, 30 vite burg, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian, dhe parashikuar nga Nenet 73 & 74 te Ligjit OF D.PR 309/90 mbi drogën.