Deputetja demokrate, Flutura Açka, përmes një postimi një rrjetet sociale, ka sulmuar një nga koleget e saj.
Duke publikuar një foto të tri viteve më parë të Lulzim Bashës me gratë kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 2021, Açka ka ngritur akuza të forta për një prej tyre, por pa thënë emër konkret, teksa shkruan se vazhdimisht ka ndryshuar qëndrim, duke mbështetur herë Bashën dhe herë Berishën.
“Foto sa një mijë fjalë, prill 2021
Kolegia ime, paçavra më romantike e trojeve tona politike. Nuk e njihja më parë dhe do ta ç’njoh ditën që do të largohem nga politika.
E kam parë t’ia lëpijë këpucët Lulzim Bashës dhe jam habitur me paturpësinë përunjëse kur e thërriste Kryeministër. Dhe Kryeministri në tentativë e bekonte me buzëqeshje, dhe ajo hovte edhe më fort.
E kam parë të mos iu fliste me gojë dhe t’iu kthente shpinën kolegëve që vendosën të shkonin pas Sali Berishës gjatë turit të Foltores në vjeshtë 2021. Kështu i ndëshkonte tradhtarët me shpërfillje.
E kam parë t’i mbante xhaketën Sali Berishës sapo Zhukri bëri zhukrërinë e tij epike. Kremastar u bë e bardha shpirtlyme në emër të demokratëve, madje që të dukej luftarake, refuzoi të vishte fustane që të mos ngjante ladylike, por siç e kërkojnë betejat epike opozitare.
E kam parë të ishte në krah të Sali Berishës me flakadan në dorë në Parlament, duke iu përkulur me të njëjtin përkushtim vjellëndjellës si dikur Lulzim Bashës. Me telefon në dorë gati ia nxirrte sytë liderit vetëm që t’i binte në sy duke e përcjellë në FB live tek lideri fliste.
E kam parë të flirtojë politikisht me Flamur Nokës, me Gaz B., edhe me ca të tjerë që kanë nga një çikë pushtet, vetëm për pak vëmendie politike. Me një llaf, ajo vdes – sikurse një personazhi im te “Kukullat nuk kanë Atdhe” – t’ia bëjë pushteti ‘screening’ politik.
Dhe ngaqë e njoha, e di fort mirë përse politika shqiptare është sikurse është. Edhe Opozita po të doni. Mjerim”, shkruan deputetja.
Ky reagim i ashpër i Açkës vjen një ditë pasi një grup deputetësh kërkuan shkarkimin e saj si kryetare e Komisionit të Medias./m.j
Quhet Ina ZHUPA, një çorbë ngrënëse, një lëgëtyrë, një sahan ngrënëse (edhe pirëse).
Pa karakter, pa integritet, injorante 24 karat, trupi pyll e mëndja fyell.
Shënim :
Është edhe e qejfit sidomos kush di ta qerasë. E Pranon mirë qerasjen.