Të paktën 17 ushtarë izraelitë u plagosën si pasojë e një shpërthimi në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor.
Shpërthimi ndodhi pas një prite të ngritur nga luftëtarët palestinezë ndaj forcave izraelite gjatë përleshjeve intensive në zonën e Jeninit, duke lënë disa ushtarë në gjendje kritike.
Ndërkohë, të paktën 19 persona u vranë në një sulm izraelit që goditi dhe shkatërroi një ndërtesë dykatëshe në Libanin jugor.
Kjo u raportua nga agjencia libaneze e lajmeve Ann, duke shtuar se sulmoi dëmtoi gjithashtu dhjetëra shtëpi dhe automjete aty pranë.
/a.r