Për juristen Brizida Gjikondi, është e shëmtuar dhe e pamoralshme që Sali Berisha të vazhdojë të ushtrojë mandatin e deputetit edhe pse ndodhet në “arrest shtëpie”.
Në emisionin “Real Story”, Gjikondi u shpreh se vetëm nga ligji i dekriminalizimit, Berisha nuk duhet të ishte pjesë e Kuvendit.
“E shëmtuar dhe pa moral. Të shikosh ligjin për dekriminalizimin, që në nenet e para të tij, ai si personazh nuk duhet të ishte më pjesë e parlamentit të Shqipërisë.
Që në momentin që ai është në arrest shtëpie, për shkak të mosbindjes së tij progresive ndaj strukturave të drejtësisë shqiptare, mund të ishte në gjendje të lirë, por çdo gjë ka qenë pasojë e injorimit dhe poshtërimit që i ka bërë institucioneve të drejtësisë shqiptare, dhe me ligjërime, me sjellje, duke ofruar model kriminal për të gjithë qytetarët shqiptarë, modelin e mosbindjes ndaj shtetit të së drejtës. Berisha merr rrogën, merr rrogën çdo muaj.
T’i jepnin edhe dietat. Reforma në drejtësi, ka qenë një domosdoshmëri jetike dhe nuk mund të mburret, nëse duan ta vazhdojnë udhëtimin që kanë nisur, ta vazhdiojnë siç e nisën”, theksoi ajo./m.j