Një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Korçë, duke u vetëvarur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen nr. 17 të qytetit, ku është gjetur pa jetë TH. M., 61 vjeç. Sipas njoftimit të policisë, hetimet e para kanë çuar në dyshimin se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e shtetasit. Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën “Shkaktim i vetëvrasjes”.