Pak ditë më parë, ka qenë kryesocialisti Rama ai që ka konfirmuar për Ilva Taren se ftesës së tij në kongres, Fatos Nano i është përgjigjur përmes një mesazhi telefonik.
“Sa më pak armiq, aq më mirë për ty dhe PS. Jo siç veprove me zotin Islami” – raporton gazeta Dita të ketë qenë batuta e Nanos për Ramën. Ndërkohë, mësohet se Kastriot Islami ka gjetur si ndërlidhës me Ramën një deputet të vjetër socialist për të nisur negociatat për një rikthim të mundshëm në PS.
Aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Islami po i largohet gjithnjë e më shumë përfshirjes së tij në daljet publike të kësaj force, pasi edhe prurja e tij në këtë parti ka qenë e sforcuar.