Ish deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin tha protesta e PD nuk do të ketë ndonjë vlerë për zhvillimet politike, por po zhvillohet për të dhënë një mesazh.
Kadilli tha se protesta e 11 korrikut do të jetë një demonstrim nga ana e Partisë Demokratike. Protesta e vërtetë sipas tij nuk duhet të planifikohet dhe as të organizohet nga partitë politike.
“Nuk do të jetë protestë do të jetë një demonstrim, sepse protesta lind vetvetiu nuk pret datën 11 si datë dasmë, një i ftuar çift sill dhe dhuratën. Kur proteston njeriu i lind në zëmër dhe shkon e proteston. Kemi parë dhe një Shqipëri fare pak protesta të vërteta siç ishte ajo për armët kimike. Kur një parti rreshton ushtrinë e tij përball kështjellës së kryeministrit për mua nuk ka ndonjë vlerë, por shërben për një mesazh politik, për te treguar sa ndjekës ke dhe njëri i numëron nga lart që të duken pak tjetri nga lart që të duken shumë. Kjo është një teatër që e kemi parë” tha ai.
Kadilli tha se protesta e 11 korrikut nuk do të ketë ndonjë ndikim në jetën politike sepse do jetë thjesht një demonstrim që PD të tregoi numrin e ndjekësve të saj.
“Protesta nuk duhet të jetë politike. Protesta duhet të jetë e vërtetë ky është thjesht një demonstrim për të treguar muskujt “ tha Kadilli.
/a.r