Nga Agron Gjekmarkaj
Portreti i Ermos befas u shfaq mbi ne ! Çuditerisht kesaj here nuk na gjuajti me gurë as me fjalet shafran. Poshtë po zukasnin a mos po rrezikon të bëhët njeri i mirë , të jetë mirë me shendet pyesnin ?
Kryezevendes Lideri Muli ishte ai që e hapi diten parlamentare. Mbante shenime. Të vertetat e vatanit mbi qitap skaliste. U ngrit i menduar po të zjarrta fjalet.Në fund rrotulloi sytë mbi të gjithë që strukeshin duke i paralajmeruar se pas tij qameti po vjen per ta. Nikoqiri dhe Ulsia kafshuan gjuhen u panë në sy duke respektuar fjalën e urtë reagimin e sotem lere për neser.Unë i shikoja me sfide teksa Hyqymeti u punonte qindin.
Jorushi i Tabakeve nuk kishte bërë gjumë të mirë dhe kaq ishte e mjaftueshme që të gjithe të ndiheshim të trishtuar.
Ne kafen e Parlamentit u ndie një shkundullimë e pergjithshme , karriget levizen e bashkë me to edhe kokat! “Ogi, Ogi” u degjua një zë dhe menjeherë pas tij u ndie psheretima e ngrohtë “marshallah, marshallah” si nga Opozita ashtu dhe nga Qeveria.
Ministrushja e arsimit pas konstatimeve qe mbulohet gjithmonë me kostum dje i kishte bërë shiharete vapes duke demostruar muskuj e nur.
U mblodha u bëra sa një grusht se çoku shkruaj ndonjë romuz mos me kapte per veshi dhe me thoshte “hajt sikter behu def nga sytë dhe me liro vendin” por jo qe dermani vetë Salianji ai që me shtetoi nga ankthi duke me pohuar se forca e Ogit nuk qendron thjesht tek ajo që duket por tek arsyeja, tek llafi sherbet.
U preha i qetë sidomos edhe pas dy shikimeve garantuese që Mimi di Puçini me hodhi si e krishterë që është.
Por nuk paskesh qënë gjithsesi një ditë e mirë per mua perseri zemra mu thye si nje qelqurinë e cila me rropamë plandet per tokë duke u bërë grima grima. Aty pranë ishin ulur Mamica me Delinen e cila në kafe duket njeri i vertetë ndersa atje tek binaja ku ulen ministrat si muzeale ,si prej dylli. Dukej qartë se e kishte marrë malli per Belen dhe pyeste kur vjen se nuk po duroj dot?!
Nejse aty si vete dreqi i mallkuem erdhi lideri në perspektive Gaz Bardhi , u kaloi pranë , nuk e pershendeti Mamicen kur mundesia për të ndenjur oça oça ishte më e madhe se kurrë. “ Të plaçin sytë” e qortova si ta bën zemra por në vënd të fjalëve ai një hungerime leshoi. Madje as Bledion Nallbati edhe pse i vinte ti hiqte një fluturimë ketij çaprazi nuk u ndie. Thjeshtë i qantë shpirti për këtë nursesllëk. Pandi sillej lart e poshtë si një postier pa haberre.
Tezja dukej e mbyllur në vetvete si kurrë më parë dy merzitira ja kishin sosur gezimin. E para llaf i Mamices qe merr porosi nga Babo per të thënë se dy te tretat e deputetevë nuk do jenë më dhe po kaq do e hanë nga qeveria dhe e dyta telefonata e vonë me Ditmirin per ti kerkuar hesap pse per Babon ka nenkuptuar që mund të drejtojë vetem Europen kur ai mund të zërë vendin e Guetirresit në OKB se ai del në pension , pra për të paqtuar gjithë Boten në këto kohë sakelldishë e luftrash?!
Pas fjalimit që mbajta në sallë me erdhen pranë Nasua me Xhemen dukeshin të keputur por edhe të dhemshur në një kohë thanë “Babo qoftë që të duron, vetem një zemergjerë si ai mund të të lejojë të llomotisesh kesisoj gjepurash, mos ja plas shpirtin mor haram”!
Sikur ky paralajmerim të ishte i manget u shfaq Çyrbja i cili mu hakerrye “nuk fole mirë or çun, kur të gjej pak kohë do të të mesoj të flasesh siç duhet” !
Bora ishte në qejf dhe llamburiste nga lezet i muhabetit teksa herë pas here terhiqte çibukun elektronik.
Anila dukej e mpirë nga mungesa e motiveve. Çuçi , Toni dhe Etilda na kishin lënë si jetim , ata folen me ikjen e tyre. Mungesen e dy të pareve se ndiem dhe aq.
Xhelal Mziu perpiqej të plotesonte ekipin parlamentar që do të luante me deputetet e Kosoves, me ofroi vendin e zevendes trajnerit meqënëse jam një farë zevendes lideri.Kosta i Gramozit dhe Lindites si shirok kapte të gjitha qoshet e kthinat. Me pak fjale qe një ditë e pergjumur.