Thomas Strakosha nuk e sheh si një avantazh faktin që në ndeshjen e sotme ndaj Shqipërisë, Spanja ka hedhur në fushë ekipin e dytë të saj, duke bërë rotacion masiv. Para ndeshjes, ai foli për faqen e UEFA-s, duke dhënë mendimet e tij rreth kësaj sfide.
“Ne presim të japim maksimumin, të bëjmë më të mirën. Kemi pak shanse për të kaluar por do të provojmë deri në fund. Shpresojmë që të kalojmë.
Ndryshimet te Spanja? Formacioni i dytë i Spanjës është ndoshta si formacioni më i mirë që kemi pasur ndonjëherë Shqipëria. Ndaj duhet të kuptoni që kanë lojtarë yje në ekipin e parë, të dytë, presim një ekip të fortë.
Ata duan t’i tregojnë trajnerit që janë të gatshëm të luajnë për ekipin e parë ndaj presim një ndeshje të fortë”, tha Strakosha para ndeshjes./m.j