Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE përpara Ukrainës dhe shprehu shpresën se kjo do të ndodhë para vitit 2030.
Në Luksemburg, ku po mban një takim të ministrave të jashtëm të BE-së, Tajani, i pyetur për faktin se Ukraina do të nisë zyrtarisht negociatat me BE-në nesër, tha se unioni është i gatshëm ta mbështesë atë vend në çdo sektor, përfshirë këtu në luftën kundër korrupsionit, por theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të dalë përpara Ukrainës.
“Para Ukrainës, ka shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të shkojmë më tej dhe shpresoj për anëtarësim të plotë për vendet e Ballkanit Perëndimor para vitit 2030, dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë.
Mendoj se është e rëndësishme që të të fillojë menjëherë një dialog me Ukrainën”, tha ai./m.j