Tre dhunuesit e 29-vjeçares në Vlorë janë lënë në burg nga Gjykata.
Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë për të atin e vajzës, 60-vjeçarin Astrit Bajrami, vëllanë e saj 26-vjeçar, Ervin Bajrami dhe partnerin, Armand Janka.
Më 22 qershor, 29-vjeçarja u dhunua nga familjarët e saj pasi këta të fundit donin ta martonin kundër dëshirës së saj.
E reja u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore.
Babai të saj, gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan municione luftarake dhe një armë gjahu.
/a.r