Kombëtarja shqiptare është brenda pritshmërive për rezultatet që ka marrë në Europian. Kjo është analiza që bën për “Top Channel”, ish-kapiteni i shquar i Kombëtares, Altin Lala.
Ai thotë se mund të ishte bërë diçka më shumë në ndeshjen me Italinë, por kjo gjithsesi nuk i heq meritat Silvinjos për punën që ka bërë dhe sugjeron që brazilianit duhet t’i rinovohet kontrata nëse ai ka dëshirë të qëndrojë në stolin kuqezi.
Për ndeshjen me Spanjën ish-mesfushori nuk i kursen batutat, kur thotë se përveç lojtarëve, duhet edhe një ndihmë nga Zoti për t’ia dalë mbanë ndaj “Furisë së kuqe”.