Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi sapo ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetin social twitter.
Selimi ka shkruar se Vojslav Shesheli do të arrestohet nëse ai provon të hyjë në Kosovë. Selimi ka thënë se ai nuk do të lejohet asnjëherë ta bëjë këtë gjë. “Vetëm që të jemi të qartë rreth kërcënimeve të Sheshelit.
Ai asnjëherë nuk do të lejohet të futet në territorin e Republikës së Kosovës. Nëse ai provon, do të arrestohet”, ka shkruar Selimi në tëitter.
Sheshel u shpall i pafajshëm në të gjitha akuzat nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, lajmëron “Zëri”.