Një ngjarje shokuese është rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ku një grua ka rrëfyer historinë e kushëririt të saj, i cili zbuloi tradhtinë e bashkëshortes me vrasës me pagesë.
Përmes një LIVE në Skype, Luljeta pohoi se djali i xhaxhait të saj, i cili jeton prej vitesh në emigrim në Itali, kur u kthye në Shqipëri gjeti një telefon me mesazhe dhe biseda që bënte gruaja e tij me burra të ndryshëm, duke zbuluar kështu tradhtinë e saj.
Madje, Luljeta ka deklaruar se disa prej burrave me të cilët ajo tradhtonte bashkëshortin ishin vrasës me pagesë, pjesë e grupeve të strukturuara kriminale, ndërsa shtoi se familja kërkon t’i bëjë ADN-në të tre fëmijëve të çiftit.
Kushërira: “Beni ka qenë gjithmonë djalë punëtor. Atë ditë që ai vrau dorën, që bëri aksident. Gruaja bënte sherre gjatë gjithë kohës. Me Elonën flitej vetëm për divorc. Ata të dy u njohën me mblesëri. Vjehrra mori urdhër-mbrojtje nga Elona, por u vendos që ajo të rrinte në shtëpi me fëmijët. Pasi Beni shkon në Shqipëri, gjen një celular, me mesazhe dhe komunikime me burra të ndryshëm, aty zbulon tradhtinë e saj. Më parë ai kishte dyshime, por nuk kishte dashur që ta besonte. Aty më pas plasi sherri. Në ato momente kanë ndodhur sherre. Nëna e saj mbante fëmijët, se ajo ikte. Ajo luajti letrat siç ka dashur vetë.
I ka denoncuar për dhunë dhe kërcënime ata si familje, por kjo nuk është e vërtetë. Beni, pasi u rikuperua nga dora, i dërgonte para për tre fëmijët. Unë e nxisja që të mbronte fëmijët. Kur asaj i zbuluan tradhtitë, më shumë u acarua, doli sikur ishte ajo gjynah. Kemi dyshuar, por kur kemi lexuar lajmet, kemi parë përfshirjen e saj dhe bashkëpunim me persona me precedent.
Ajo ka bërë zgjidhjen e martesës, pa qenë i pranishëm. Familja do që të bëhet prova e ADN-së për të tre fëmijët. Djali i saj nuk thotë një muhabet normal, pasi e fryn nëna. Nuk ka mundur që të krijojë një raport me fëmijët Beni, pasi ajo dominon si nënë. Ajo që më bën të mendoj se këta fëmijë në duart e kujt janë, është fakti se djalin e madh nuk e çoi në shenjë hakmarrje në shkollë për disa kohë.”, tha ajo./m.j