Finalisti i Europa Ligës në sezonin e kaluar, Dnipro Dnipropetrovsk, është përjashtuar nga garat e Evropës për një sezon nga UEFA për shkak të thyerjes së rregullave financiare.
Ukrainasit janë në mesin e tri skuadrave të dënuara me një vjet përjashtim së bashku me Inter Baku nga Azerbajxhani dhe Targu Mures nga Rumania. UEFA thotë se vendimi vlen për çfarëdo formati të garave që ato sigurojnë pjesëmarrje.