Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gjermania ka përdorur një flotë prej 351 nëndetësesh.
Duke u përballur me një bllokadë të madhe detare nga britanikët, gjermanët më 4 shkurt 1915 i’u përgjigjën atyre duke deklaruar ujërat përgjatë ishujve britanik si “zonë lufte”.
Ndonëse nëndetëset gjermane ishin të ngathëta për t’i shkaktuar dëm atyre britanike, në këtë mes ata që humbën më shumë ishin anijet tregtare dhe civile që vepronin në këtë “zonë lufte”.
Fundosja e anijeve civile të tilla si R.M.S Lusitania, sipas historinëve ishte një ndër shkaqet që SHBA iu bashkua luftës kundër Gjermanisë.