Shqipëria barazoi në sekondat e fundit të sfidës me Kroacinë, me ndeshjen që u mbyll 2-2. Kuqezinjtë marrin 1 pikë dhe ndodhen në vendin e 3-të në grupin B, pozicion që mund të të japë të drejtën e kualifikmit, pasi për shkak golavarazhi lë pas Kroacinë.
Në mbrëmje do të luhet një tjetër sfida mjaft e rëndësishme në grupin B, Spanja dhe Italia do të përlasin “brirët” mes tyre për vendin e parë dhe kjo ndeshje ngjall shumë interes edhe në Shqipëri, pasi pas çdo rezultati bëhen llogaritë për kualifikimin në fazën tjetër.
Por gjithsesi, aktualisht jemi 2 pikë më pak se Spanja dhe Italia, teksa kombëtarja shqiptare ka shanset reale për kualifikimin edhe si e para grupit. Në fakt janë disa skenarë të çmendur që na vijnë në mendje.
Futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndodhë. Kështu tifozët shqiptar ëduhet të bëjnë tifoz që sfida e sotme mes Spanjës dhe Kroacisë të përfundojë në barazim. Në këto kushte gjithçka do të ishte e hapur për vendin e parë. Në duelet e radhës Shqipëria sfidon Spanjën dhe Kroacia luan kundër Italisë.
Kështu Spanja dhe Italia do të kishin nga 4 pikë, ndërsa Shqipëria 1. Kuqezinjtë duhet të fitojnë me 3 gola diferencë ndaj Spanjën në sfidën e së hënës, teksa do të shpresojmë më pas që Kroacia të fitojë jo më shumë se 3 gola diferencë me Italinë.
Në këto kushte ekipet do të kishin nga 4 pikë dhe për shkak golavarazhi do të kalonim sit ë parëet e grupit B në fazën tjetër. Skenarë të çmendur apo jo, por futbolli prandaj është i bukur se ndodhin gjëra të papërshkrueshme dhe të dhuron emocioine të mëdha./m.j