Dita e sotme dhe e premtja parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit qershor. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, tha në “Dita Jonë”, se temperaturat sot dhe nesër do të tejkalojnë vlerën e 40 gradëve celsius.
Gjatë ditës së sotme, temperaturat në shumë qytete do të arrijnë në 40-41 gradë celsius, ndërsa rritje do të ketë edhe në zonat malore, me temperatura që arrijnë në 38 gradë.
“Kemi rritje te vlerave termike rritje me të paktën dy gradë sot presim që termometri të ngjitet në 40 gradë celsius dhe në disa qytete të tjera do të ketë tejkalim të 40 gradëve. Në zonat malore temperaturat arrijnë në 38 gradë duke barazuar kështu vijë bregdetare. Nuk ka reshje në territor”.
Sipas meteorologes së A2 CNN, “në fundjavë do të ketë një tërheqje të lehtë të të nxehtit afrikan, por që nuk do të ndjehet për shkak të lagështirës”.
/a.r