Mirlind Daku u fut në fushën e lojës kundër Kroacisë në minutën e 85. Për aq pak minuta në këmbë, ai tregoi grintë dhe e çoi skuadrën para duke tentuar kundër portës kroate. Në një intervistë për Tv Klan pas ndeshjes, ai tha se skuadra kuqezi nuk u dorëzua. Për Dakun më shumë rëndësi ka që të ecë Shqipëria para sesa statistikat e tij personale.
“Është mirë që ne nuk u dorëzuam dhe arritëm me shënuar golin e dytë. Isha i përgatitur që do shënoja, por deshi Zoti që sot dolëm jo humbës nga kjo ndeshje. Kjo ka rëndësi. Besoj që është më me rëndësi puna e Shqipërisë të ecë para dhe nuk ka të bëjë këtu për statistika personale”, tha Daku.
Sa i përket sfidës së radhës kundër Spanjës, edhe pse një kundërshtar tejet i fortë, Daku tha se kuqezinjtë do të futen për të marrë maksimumin.
Kujtojmë se Shqipëria barazoi 2-2 me Kroacinë në ndeshjen që u zhvillua në Hamburg.