Shqipëria mori një pikë ndaj Kroacisë në një barazim 2-2 në Gjermani, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit.
Në fund të ndeshjes, kroatët u shfaqen të dëshpëruar për këtë rezultat, aq sa kapiteni Luka Modriç po qëndronte ulur në fushën e blertë me duart në kokë.
Në këto momente i është afruar mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, që siç e përshkruajnë mediat kroate “është një nga më të mirët e kombëtares shqiptare”.
Asllani teksa e ka ngushëlluar, i ka kërkuar të ndërrojnë fanellat, por kjo nuk ka ndodhur, pasi Modriç i ka dhënë sinjal që t’i ndërrojnë në dhomat e zhveshjes. Mesfushori shqiptar më pas i ka dhënë dorën Modriç duke e ndihmuar të ngrihej në këmbë. VIDEO