Pesë persona janë proceduar penalisht në Fier për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Në njoftimin e bërë publik nga Policia e Shtetit, bëhet e ditur se dy persona u proceduan pasi organizonin lojëra fati në një lokal në lagjen “Kastrioti”.
“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Fier, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur 1 rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Kastrioti”. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. P., 37 vjeç dhe E. C., 52 vjeç, të dy banues në Fier”, bëhet e ditur nga policia.
Ndërsa tre të tjerë u proceduan në Mallakastër pasi nga kontrollet në lokale të ndryshme, u zbulua se ushtronin këtë aktivitet.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati.
/a.r