Mjekët në Romë kanë zbuluar se përdorimi i një shoku elektrik të kontrolluar ndihmon fëmijët disleksikë të lexojnë 60% më shpejt.
Dyslexia është sindroma që lidhet me një lloj aftësie të kufizuar të fëmijëve në të mësuar. Ajo nuk ka të bëjë me inteligjencën e fëmijës, por vetëm me aftësinë e të mësuarit.
Sipas studimit dhe eksperimentit të kryer nga mjekët, rezultoi se pasi ushtrohej një shok i lehtë elektrik te fëmijët me anë të disa telave të lidhur kokat e tyre, ata kishin një përmirësim të ndjeshëm në shpejtësinë e të lexuarit.
Ky test është kryer te 18 fëmijë në spitalin e fëmijëve Bambino Gesú në Romë, drejtuar nga doktoresha Deny Menghini.
Menghini u shpreh për The Times se normat e leximit tek fëmijët disleksikë u përshpejtuan me 13%.
“Ne kemi përdorur një miliamper të rrymës elektrike, e cila është e barabartë me energjinë e një llapmë të dritave të pemës së Krishtlindjes. Fëmijët nuk kanë ndjerë asgjë veçse një dridhjeje të lehtë në fillim. Fëmijët u janë nënshtruar tri seancave 20 minuta në javë”.
Gjithashtu ajo zbuloi se edhe pas 6 muajsh nga ndërprerja e seancave fëmijët disleksik vazhdonin të kishin po të njëjtin rezultat, pra lexonin 60% më shpejt se zakonisht. Ajo siguron se kjo teknikë nuk ka pasur asnjë pasojë anësore. Ekipi ka filluar të provojë disa testime të reja tek të rinjtë për të stimuluar pjesë të trurit që lidhen me kujtesën.
Të gjitha këto të dhëna u botuan në revistën shkencore “Restorative Neurology and Neuroscience”.