Në tremujorin e fundit të vitit 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 6,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Sipas raportit zyrtar të INSTAT për këtë periudhë, publikuar sot, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 20,5% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014.
Volumi për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtië me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 10,2 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” është rritur me 4,5 pikë përqindje, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Ndërsa, nëngrupi “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure” ka shënuar një rritje prej 1,8 pikë përqindje.
shqiptarja.com