Deputeti Erion Braçe ka denoncuar skemat e transmetimit të Kampionatit Europian të Futbollit.
Përmes rrjeteve sociale, Braçe shkruan se bashkitë janë ndaluar të transmetojnë në sheshe ndeshjet e futbollit pasi të drejtat zotërohen nga Klan TV.
“Kam lexuar nje leter bashkive te vendit, ku ju behet me dije se nuk mund te vendosin ekrane ne sheshet e tyre per njerezit qe duhet te shohin ndeshjet, pa paguar tek zoteruesi i te drejtave televizive dhe PAGESA ESHTE SHUME SHUME HERE ME SHUME SE VLERA E NJE ABONIMI!
Nuk ka as tarifa letra, por nje emer e nje numer telefoni ku duhet te flasesh e paguash; dhe kjo ju behet me dije shume vone, kur dihet se institucionet kane procedura qe nuk kalohen me “ti paguajne bizneset qe shesin qofte e birra”!”, thekson Braçe.
/a.r
Po pse nuk e transmeton RTSH,ne paguajm TVSH,dhe klani meqenëse kerkon para per transmetimin e ndeshjeve ne sheshet e bashkisë,ti hiqet e drejta ekskluzive e transmetimit dhe ti kaloj Rtsh.
O zoti Braçe pse nuk guxon te thuash,se Tv publik e ka detyrim ta trasmetoje.Pse hesht per kete vjedhje qe ju behet Shqiptareve.Kush eshte i interesuar qe e drejta ti mohohetTVSH dhe ti jepet nje klienti qeverises
Këtu është kush vjen forma për të vjedh. Po ne që jemi pleq dhe jetojmë jashtë, s’kemi llogari bankare, dhe klani im na ka bllokuar. Zoti të mallkoftë o Sander me gjithë vëllajin tuaj jeni antishqiptare.