Në bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, miq të librit morën pjesë në promovimin e romanit të parë në gjuhën shqipe, “Marcia” me autor Dom Ndoc Nikaj.
Ribotimi erdhi me rastin e 160-vjetorit të lindjes së tij, pas 131 vitesh.
“Dom Ndoci gjatë kohës së Zogut ka qenë inaktiv, por ka ‘gjezdisur’ priftërinjtë e tjerë që merreshin me politikë, duke u thënë atyre të mos merreshin me politikë,” tha z. Gjovalin Çuni, drejtori i bibliotekës.
“Duke qenë se ishin vetëm 100 kopje, unë sot nga ajo periudhë kam arritur të identifikoj 10-11 kopje, që gjenden në Bibliotekën Kombëtare, në Bibliotekën e Shkodrës dhe në biblioteka institucionesh. Përderisa bibliotekat kanë pasur një numër të konsiderueshëm përderisa kanë mbijetuar 130 vjet më vonë, kjo do të thotë se kanë qarkulluar jo edhe aq shumë qysh atëherë,” u shpreh botuesi Andreas Dushi.
Për figurën e Dom Ndoc Nikajt u shpreh edhe studiuesi i tij, Dom Nikë Ukgjini.
“Jam marrë me të, sepse më është dukur një person mjaft i kompletuar me shumë fusha, në shumë drejtime,” tha studiuesi Dom Nikë Ukgjini.
Dom Ndoc Nikaj ishte një “apostull” i kulturës shqiptare dhe luftëtar i palodhur e i patrembur i idesë kombëtare. Tërë jetën e vet e shkriu në shërbim të ngritjes shpirtërore dhe kulturore të popullit.
/a.r