Polonia dhe Holanda do të përballen në arenën e “Volksparkstadion” të Hamburgut, në sfidën e parë të Grupit D.
Trajneri Michal Probierz i ka rreshtuar polakët e tij me 3-4-2-1 kurse Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “tulipanët” e tij me formulën 4-3-3.
Formacionet
Polonia: Në portë Szczesny, në mbrojtje Kiwior, Bednarek e Salamon, në mesfushë Zalewski, Frankowski, Romanczuk, Zielinski, Urbanski, Szymanski, në sulm Buksa
Holanda: Në portë Verbruggen, në mbrojtje Dumfries e Nathan Ake, De Vrij e Van Dijk, në mesfushë Schouten, Reijnders, Veerman, në sulm Xavi Simons, Depay e Cody Gakpo.
Ndeshja minutë pas minute
16′ GOOOL! Goditja e parë nga këndi për polakët dhe Buksa shënon golin e parë të ndeshjes.
13′ Urbanski futet nga e majta e sulmit polak dhe pason në qendër për sulmuesin Buksa por arbitri anësor sinjalizoi pozicion jashtë loje. Rasti më i rrezikshëm i krijuar nga polakët në këtë fillim loje.
9′ Mesfushori Reijnders rrezikon portën e Szczesny, por topi i goditur prej tij shkon jashtë. Holanda shumë aktive ne 10 minutat e para.
8′ Cody Gakpo fiton një goditje këndi nga duke sulmuar nga e majta e sulmit holandez.
4′ Holandezët ushtrojnë presion duke i mbajtur polakët në gjysmëfushën e tyre.
2′ Sulmuesi Gakpo godet në shtyllën e djathtë të portierit polak, i cili e pret duke e dërguar në goditje këndi. Gakpo futet nga e majta dhe godet me një goditje të ulët drejt shtyllës së afërt, e pritur nga Szczesny.