Ethet e Euro2024 i kanë bërë tifozët kuqezi tepër kreativë. Teksa këngët e vallet dhe plisat e tupanat nuk mungojnë në rrugët e Dortmundit, para sfidës me Italinë, vëmendjen e ka rrëmbyer një vajzë e veshur me një fustan të dizenjuar me motive kombëtare.
Nga djaloshi me fytyrën shqiponjë që nuk mungon në asnjë ndeshje të kombëtares, Europiani na ka kaluar te vajza shqiponjë, e cila u identifikua për mikrofonin e A2 CNN si Vjosa Pllana nga Kosova.
Dhe krejt Kosova, ndaj kam dasht me shku si shqiponjë në stadium. Jam e sigurt që kena me fitu.”