EMRAT/ Operacion kundër prostitucionit në Greqi, në pranga 3 shqiptarë, 2 në kërkim

Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.

Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe funksiononin shtëpitë publike. Pronat në të cilat vepronin shtëpitë publike jepeshin me qira nga një anëtar i grupit kriminal, ndërsa anëtarët e tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen/mbrojtjen e objekteve dhe mbikëqyrjen e femrave.
Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle të njëkohshme në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qera si dhe në një shtëpi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë Marjol Bardhi 36 vjeç, Aleksi Muskaj 35 vjeç dhe Laureta Bashari 52 vjeç si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune. Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjeç dhe Fatjon Gjerani 42 vjeç.

Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane të moshave nga 31 – 58 vjeç. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com