Deputeti i PS-së Taulatn Balla i kërkoi PD-së e cila ka bllokuar foltoren e kuvendit, që të përjashtojnë deputetin e tyre Genti Strazimiri. Balla e quajti deputetin Indiana Jones, duke shtuar se vetë opozita nuk e mer seriozisht dekriminalizimin, në kushtet kur deputeti i tyre, i filmuar me armë në protestën e së hënës, nuk është në parlament për të sqaruar çështjen.
“Ku e keni Indiana Xhonsin, pse nuk e sillni Gent Strazimirin këtu?! Vetë deputeti i akuzuar për armëmbajtje pa leje, ka për detyrë të informojë kuvendin, se cfarë dorëzoi dje, pistoletën apo këllëfin e Ristanit. Pse nuk e përjashtoni ju Gent Strazimirin? Pse nuk e keni sjellë ju këtu sot, Indiana Xhonsin që fliste për dekriminalizimin. Përjashtoni Strazimirin dhe hajde të flasim për çështje të rëndësishme.”- tha Balla.
Balla tregoi dhe dy foto:
“Ky person quhet Flamur Bega… i arrestuar për bombat dhe minat me sahat… ja ku e keni me foto me Lulzim Bashën dhe Xhozefinën… cfarë duhet të them unë tani, që bombat i ka vënë Basha dhe Manushaqja.”- pyeti Balla.