Ambasada e SHBA-së në Tiranë u shpreh se nuk ndryshonë mendim në lidhje me non gratat pavarësisht se vulën e Partisë Demokratike e mori përfundimisht Sali Berisha dhe Rithemelimi.
Në ‘Studio Live’ në Report Tv, deputeti Luan Baçi dhe gazetari Anri Bala debatuan lidhur me të ardhmen e PD-së dhe opozitës, teksa ndërkombëtarët nuk e qasin partinë më të madhe opozitare prej lidershipit non-grata.
Luan Baçi: DASH dhe SHBA janë kampionët e demokracisë dhe PD i ka pasur shembull. PD ka qenë më pro amerikane, ndryshe nga socialistët janë të trashëguar që nga 1941 dhe kanë ndryshuar vetëm emrin. PD ka qenë ajo që arritjet më të madhe kanë qenë ën qeverisjen e saj me Sali Berishën. Anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe në historinë e Shqipërisë.
Me këmbënguljen e amerikanëve dhe mbështetje e qeverisë amerikane dhe të Sali Berishës. Vizitat e Berishës në SHBA dhe ndryshimi rrënjësor i PD në opozitës dhe shpallej non grata e Berishës kur nuk ishte as kryeministër as president, këto vite është vërtetuar që ka qenë një lobim, një sulm që i është bërë kryetarit aktual Berishës dhe kemi faktin e McGonigal. Është vërtetuar që ka pasur ndërhyrje për të dëmtuar figurën e tij. Bashën nuk e llogariste njeri fare.
Anri Bala: SHBA janë të qartë, e di dhe PD qëndrimin. Askush nuk është i habitur nga ambasada amerikane. Sa dëgjova nga zoti Baçi, në fillim tha që do ndryshoj Shtetet e Bashkuara. Në zgjedhjet lokale PD kandidoi me siglën e zotit Meta. Në kushtet sot, nëse PD nuk do merrte vulën besoj se Meta nuk do e qaste Rithemelimin në zgjedhjet qendrore.
Baçi: Vetë ne nuk do të pranonim. Ka qenë dëm shumë i madh, pa pasur emrin e kryetarit të partisë në fletën e votimit. Kjo nuk diskutohet më se është e kaluar.
Bala: Do ndryshoj qëndrimi juaj ndaj non gratave? Si mund të ndryshoj qasje Amerika. Nuk kanë ndryshuar qasje për asnjë person non grata./m.j