Një infermiere është arrestuar nga policia me akuzat e vrasjes së vazhdueshme.
Bëhet fjalë për një infermiere 55-vjeçare në Livorno të Italisë, e cila ka vrarë 13 pacientë gjatë periudhës 2014-2015. Mediat italiane raportojnë se të gjithë viktimat ishin shtruar në spital për sëmundje të ndryshme.
Atyre u injektohej nga infermierja një medikament, që ishte i rekomanduar për diagnozën që duhej të përdorej për pacientët. Ajo përdorte medikamentet si “armë” për të vrarë, kurse nuk është bërë e ditur se për çfarë ilaçi bëhet fjalë.