Një 68-vjeçar është ndaluar dhe proceduar penalisht në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, pasi po kalonte një sasi parash të padeklaruara.
Në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit V. P., ku u gjetën 20 750 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin V. P., 68 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/a.r