Parlamenti me kërkesë të mazhorancës shtyu një ditë më parë votimin në parlament të rritjes së pagave për gjyqtarët e gjykatës kushtetuese. Shkak për këtë u bë mungesa e votave të mjaftueshme për ta miratuar. Kundër këtij propozimi ishin jo vetëm deputetët e opozitës, por edhe deputetë brenda shumicës socialiste.
Opozita e ka kundërshtuar duke thënë se kjo është një blerje e gjyqtarëve. Kundër nga PS janë shprehur edhe Fatmir Xhafaj dhe Erion Brace
Rritja është në masën dyfish krahasuar me pagën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe në pagën referencë të Presidentit të Republikës që është në vlerën e 425 mijë lekë.
Gazetarja e Euroneës Albania, Eksiola Shehu, bëri dhe një pasqyrim të ndryshimeve të pagave të gjyqtarëve në projektligjin e ri.
PROPOZIMI NGA VETË GJYKATA KUSHTETUESE
Gjykata Kushtetuese ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë propozimin për ndryshime në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese me qëllim rritjen e pages së gjyqtarëve pranë kësaj gjykate, duke e vendosur atë në majën e piramidës së pagave të sistemit të drejtësisë.
Kjo nismë erdhi si rezultat i kërkesës së paraqitur nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të nevojës për përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së saj, si institucion i pavarur dhe si një gjykatë sui-generis, e cila administron drejtësinë kushtetuese.
Ndryshimet janë hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe janë depozituar në kuvend në 7 korrik 2023. Në shtator ka nisur shqyrtimi i saj. Ka kaluar në 2 komisione, atë të “Ligjeve” dhe të “Ekonomisë”. Në 22 shtator 2023 është tërhequr nga mazhoranca për shkak të mungesës së votave.
SA NDRYSHON VLERA E PAGAVE TË GJYQTARËVE?
KRYETARI – 773 568 LEKË
ANËTARI ISHTE -408 000 LEKË
BËHET – 644 640 LEKË
ANËTARI I ΚΡΑ ISHTE – 408 000 LEKË
BËHET – 644 640 LEKË
Rritja e pagës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese sjell efekte edhe në pagën e gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit./euronews albania