Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur një konferencë me gazetarët ku folur për marrjen në pyetje nga prokuroret e SPAK për rreth 3 orë.
Meta tha se ai s’ka patur kurrë besim te SPAK-u, teksa shtoi se mënyrë se si ky institucion u krijua u bë në mënyrë të paligjshme.
Presidenti Meta tha se SPAK nuk ka asnjë arritje, por përkundrazi sipas tij ky institucion ka gjymtuar denoncimet që ka bërë opozita.
“Unë s’kam patur asnjëherë asnjë besim te SPAK se qëkur u krijua, u krijua në mënyrë të paligjshme. A u zgjidh kryeprokurorja me 69 vota në mënyrë të paligjshme. Kjo prokurore a bëri ndërrime në të gjitha prokuroritë e Shqipërisë? Nga akëta u zgjodh KLP-ja?
KLP-ja më pas zgjodhi SPAK-un! S’ka asnjë arritje të SPAK, SPAK vetëm ka gjymtuar denoncimet që ka bërë opozita. Ka ndërhyrë me shumë vonesë. SPAK vajti dhe hapi çështje ndaj gazetarëve, nuk hapi çështje ndaj Edi Ramës apo AKSHIT. Reaguan institucionet e juaja për të mbrojtur kolegët tuaj.
S’ndaloj askënd të ketë besim apo të bjerë në dashuri me SPAK, SPAK është aleati i Edi Ramës”, tha Meta.