Të shtunën në orën 21:00 të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë në “SIGNAL IDUNA PARK” aty ku do të zhvillohet përballja Itali-Shqipëri.
Një sfidë e cila po pritet me ankth nga të dyja shtetet fqinje. Arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë duel është gjermani Feliks Zvajer.
Ai ështe përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në vitin 2005 nga Robert Hojcer, u pezullua 6 muaj nga federata gjermane asokohe.
Pas një ndeshje të Bundesligës të vitit 2021, Xhud Bellingam e akuzoi hapur: “Kur i jep një gjyqtari që ka trukuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani, ccfare pret më pas?”
Deklaroi asokohe futbollisti anglez pas humbjes 3-2 të Dortmundit kundër Bajernit.
Asistentët e tij do të jenë Stefan Lup dhe Marko Aushmyler, Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it ndërsa gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.
/a.r