Policia e Podgoricës ka ngritur padi penale kundër J.D. (34) nga Podgorica, pas dyshimeve se në rrjetin social Facebook ka krijuar mbi 200 profile të rreme, ku kishte vendosur fotografitë dhe emrin e bashkëqytetares së saj M.L., thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi.
J.D, dyshohet se me “emrin e të dëmtuarës M.L. në profilet e rrjetit social, përmes telefonit celular dhe internetit në celular, kryesisht kishte drejtuar komente dhe epitete të ashpra dhe fyese”.
“Kundër J.D. është ngritur padi penale pas dyshimeve se ka kryer vepër penale “mbledhje të paautorizuar dhe përhapje të të dhënave personale”, thuhet në deklaratën e policisë.