Endri Shabani shprehet në Repolitix mbrëmjen e sotme se Rama është gjithnjë fitues prej sistemit të padrejtë zgjedhor, pasi në 8 vite Rama dhe PS nuk kanë kaluar 48% të votave.
‘Edi Rama kampioni i madh i zgjedhjeve, ka 8 vjet që nuk e kalon 50%. Ka 48%. Sistemi zgjedhor nuk është e dorës së dytë. Me një tjetër formulë, do ishte o në opozitë ose në koalicion. E ka bërë sistemin që ai merr 5 apo 6 mandate që nuk i takon. Sistemi zgjedhor është dizenjuar për ti dhënë avantazh partisë më të madhe. Është dizenjuar nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Për të lënë jashtë çdo konkurrent me lista të mbyllura dhe kundërshtarë të jashtëm. Ky gjigandi i madh nuk ka guxim të konkurrojë me një sistem tjetër. ka bërë 52%, e ka penguar zotëria në mënyrë të njëanshme koalicionet. Ka ndarë rajonet në mënyrë artificiale. Një mandat që duhet të kishte marrë Nisma Thurje në 2021, i ka shkuar Ramës. Koalicionet i ka hequr me ligj’, tha Shabani.
Nga ana tjetër, Ibsen Elezi thotë se koalicionet që lejon tashmë sistemi zgjedhor janë të tilla që nuk lejojnjë prodhimin e një shumatore votash.
‘Po mblodhe parti të kundërta nuk prodhon shumatore. Po mblodhe PD dhe LSI nuk prodhon shumatore’, shprehet Elezi.
Shabani shton se sistemi mund të bëjë që ai dhe Berisha të kandidojnë në të njëjtën listë. Në këtë mënyrë firorjnë një shumicë votash.
‘Imagjino të futet në një listë unë e Sali Berisha, a dal deputetë. Qytetari që nuk do të shohi as Sali Berishën as Ilir Metën as Edi Ramën. Ia ka heq të drejtën. I ka thënë futi tek xhepi i njërit prej tyre. Të bëjë një sistem të drejtë për qytetarin e zakonshëm’, shton Shabani.
Duka thekson se Rama i do për vete tepsinë dhe timonin, duke mbyllur çdo rrugë për të rinjtë në politikë dhe partitë e reja.
‘Kam një tufë komunistësh që më votojnë. Aty tek sqetlla e Berishës të jesh i sigurt që asfiksohen. Me siglën time kam identitetin tim. Jam para një fakti, ose të bëjë Pazar me Berishën, të hyj te sqetulla ose të bëj harakiri të dalë në vete. Edhe këta që vijnë me ide të reja, e kanë shumë të vështirë të hyjnë më vete. I kanë marrë frymën, nuk i lejnë. Si ka mundësi 4 mandate? Lëji Shqipërisë diçka. Leja mër burrë. Kaq shumë je i dashurum me pushtetin. I do vetëm, tepsinë vetëm, timonin vetëm. Mundet me sistemin e drejtë. Nuk e di aty brenda llojit, si nuk ka mundësi të mos flasi’, thotë Duka.
/a.r