“Një vit më vonë, gjërat shkojnë gati më keq. Mungesa e Giuseppe-s është e prekshme. E ndërkohë presim kursin e një drejtësie që ndonjëherë duket sikur nuk na jep siguri. Ajo që më ngushëllon është që organet e tim biri u japin mundësinë të jetojnë, personave të tjerë”.
Ishte mbrëmja e 12 Qershorit 2023, kur Giuseppe Tucci, një 34-vjeçar nga Foggia, u sulmua barbarisht jashtë një diskoteke në Frontemare të Riminit nga 29-vjeçari shqiptar Klajdi Mjeshtri. Tucci vdiq pak ditë më pas.
“Nuk arrij të shkoj në varreza”
Një vit më vonë, babai Claudio vijon ta vajtojë bashkë me të shoqen Lella Pignataro. Sot, më 12 Qershor, në Rimini do të mbahet një meshë në kujtim të zjarrfikësit që nuk jeton më. Të enjten e njëjta gjë do të mbahet në Foggia.
“Por unë”, tregon i ati, “nuk arrij të shkoj në varreza. E nëse shkoj, për shkak të ngulmimit të gruas time, nuk dorëzohem, më pëlqen të mendoj që im bir është ende gjallë”. Tani shqetësimi i Claudio Tucci-t është rezultati i procesit. Mjeshtri është në burg dhe për Prokurorinë e Riminit dhe prokurorin Davide Ercolani, është fajtor për vrasje me dashje.
Më 26 Qershor është parashikuar seanca e radhës, “por mbrojtja është e egër”, thotë i ati, “pretendon se im bir ka qenë i dehur dhe se kjo ka pasur rol në vdekjen e tij. Gjykatësi ka emëruar një mjek (ligjor) kryesisht që do të duhet të vlerësojë shkakun e vdekjes së Giuseppe-s. Unë nuk mund ta pranoj, si mund të mendosh që të kuptosh për çfarë shkaku ka vdekur? Ka vdekur i vrarë nga një person i xhindosur”.
Procesi gjyqësor
“Njerëzit që takoj çdo ditë, më qëndrojnë afër, u jam shumë mirënjohës. Por edhe në këtë rast nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të reflektoj. Të gjithë më thonë kurajo Claudio, por mos prit asgjë nga drejtësia”, vijon babai i viktimës.
“Kemi marrë konfirmim, personat që i kanë marrë janë mirë dhe kjo na ngushëllon sepse është edhe Giuseppe që jeton dhe rijeton falë tyre”. Megjithatë dhimbja e prindërve të 34-vjeçarit vijon të jetë e madhe.
“Bashkëshortja ime është e shkatërruar, duhet të jem i fortë edhe për të”. Tuçi la pas një djalë 15-vjeçar, që siç konfirmon i ati, jeton me të ëmën në Rimini.
Sulmi in 12 Qershorit 2023
Klajdi Mjeshtri, 29-vjeçari me origjinë shqiptare, mbrohet nga avokatët Massimiliano Orrù dhe Piero Ippoliti. Prej ditës së ngjarjes ai qëndron i mbyllur në burgun e Riminit. Sipas hetuesve, gjithçka ndodhi pas një shakaje që zjarrfikësi 34-vjeçar bëri ndaj të dashurës së Mjeshtrit.
Tucci ishte në diskotekë me një mik, dhe dyshja u nxorën jashtë nga Mjeshtri që punonte si roje. Fillimisht u larguan, por më pas Tucci tentoi të rifutej nga hyrja e dytë e diskotekës.
Ai nxor sërish jashtë nga punonjësit e sigurisë, por në këtë moment Mjeshtri e ndoqi dhe e rrahu barbarisht jashtë lokalit, me të paktën 5 grushta në fytyrë e kraharor.
/a.r