Një gjykatë federale amerikane e ka shpallur fajtor djalin e Presidentit të SHBA Joe Biden, Hunter Biden. Ky i fundit u shpall fajtor për posedimin e armëve duke shkelur ligjin si person i cili ka qenë i varur nga droga. Ligji amerikan i ndalon personat me varësi nga lëndët narkotike që të mbajnë armë.
Sipas CNN, Hunter Biden mund të përballet me një dënim prej 25 vite burg dhe një gjobë prej 750 mijë Dollarë. Megjithëse ka të ngjarë që dënimi të jetë shumë më i ulët se maksimumi për shkak se është shkelës i ligjit për herë të parë.
Gjykata e shtyu për një ditë tjetër dhënien e vendimit të dënimit, pasi juria e shpalli fajtor. Kësaj të fundit ju deshën më pak se 3 orë për të marrë vendimin.
Në gjykatë teksa po lexohej vendimi i jurisë për shpalljen fajtor, mbërriti edhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden.
Kjo është hera e parë në SHBA që një anëtar i familjes së Presidentit shpallet fajtor për një krim nga gjykata gjatë mandatit të babait president.
Juria e gjeti fajtor Hunter Biden se kishte gënjyer në formular për posedimin e armëve.
/a.r