Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar mesazhet e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Kosovë kundrejt kryeministrit Albin Kurti.
Haziri tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se mesazhet e Ramës ishin të arsyeshme dhe se i bëhej thirrje Krutit që t’i kthehet unitetit për tu përballur me axhenden e vështirë që ka para Kosova.
“Ky mesash ishte se Kurti duhet t’i kthehet unitetit për të përballuar axhendën e vështirë të Kosovës. Është thirrja më e arsyeshme më e butë që mund të japë një kryeministër shqiptar. Po i unifikon shqiptarë në rajon duke kërkuar nga pozicioni i opozitarit që ky bashkëpunim i yni duhet të thellohet.
Natyrisht Ibrahim Rugova që prej ditës së parë e ka lënë në trashëgimi që partnerët duhet të vlerësohen dhe të ruhen në çdo kohë.
Urat e ndërtuara nga Rugova nuk duhet të rrënohen nga askush. Kosova po kalon kufizime serioze të partnerëve, pasi Kurti është i pari që ka ndërtuar marrëdhënie në kufizuara me partnerët ndërkombëtarë dhe kjo po dëmton seriozisht procesin e integrimit të Kosovës”,- u shpreh Haziri për Report Tv.
Sipas Hazirit, Kosova duhet të zbatojë detyrimet e BE-së dhe SHBA-së pa patur nevojë që të sinkronizohet me Serbinë.
Kosova duhet ti përmbahet dhe të zbatojë detyrimet karshi BE-së dhe SHBA-ve pa pasur nevojë të sinkronizohet me Serbinë.
Kosova do të avancojë shumë nëse do të ndërtojë një konsensus të brendshëm. Ky konsensus do të çlironte edhe përdorimin e kësaj axhende për konsum të brendshëm”, – tha Haziri.