Anticikloni subtropical tashmë po zhvendoset drejt Europës jugore ku presim rënie graduale të temperaturave.
E Martë 11 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 16/31°C
– Zonat e ulëta 18/35°C
– Zonat bregdetare 20/32°C
Kosova për dt. 10 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C –18°C në mëngjes deri në 27°C –30°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë 12 Qershor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 14/29°C
– Zonat e ulëta 16/33°C
– Zonat bregdetare 18/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari